Telegrafi

Danimarka ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Kuvendi i Danimarkës sot pa debat dhe në prezencë të shefit të diplomacisë daneze Anders Samuelsen ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Protokolli në Kuvendin e Danimarkës u ratifikua me 97 vota “për” dhe nëntë të përmbajtur. Me këtë Danimarka u bë vendi i nëntë i cili ratifikon protokollin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancë e hapur ka marrë pjesë edhe ushtruesi i detyrës ambasador i Maqedonisë së Veriut në Danimarkë, Aleksandar Novotni.

Më herët protokollin për anëtarësi të Maqedonisë së Veriut në NATO e kanë ratifikuar Greqia, Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Rumania dhe Lituania./Telegrafi/