Dikur kampioni i Evropës, Danimarka do të zbarkojë pas dy javësh, në Prishtinë për tu përballur Kosovën.
Trajneri Age Hareide ka zgjedhur disa nga yjet më të mëdha për ndeshjen miqësore që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Bien në sy dyshja e Ligës Premier Christian Eriksen (Tottenham) dhe Andreas Christensen (Chelsea), që do të zbarkojnë në Prishtinë.
Nuk mungon as yllet e Ajaxit, Lasse Schone dhe Casper Dolberg, por edhe mbrojtësi i Sevillas, Simon Kjaer.
Në portë është ftuar portieri Kasper Schmeichel.
Åge Hareide har tre mulige debutanter i hatten i sin stærke trup til kampene mod Kosovo og Schweiz 🇩🇰#ForDanmark pic.twitter.com/kUuySuw2WQ
— Fodboldlandsholdene 🇩🇰 (@dbulandshold) March 11, 2019
Kosova do të përballet me kombëtaren daneze me 21 mars, katër ditë pak ditë para se ta luajë ndeshjen e parë për kualifikimet e evropianit 2020, kundër Bullgarisë.
Ky test ndaj Danimarkës do të jetë shumë i rëndësishëm dhe fakti se kundërshtari futet me arsenalin më të mirë na gëzon. /Telegrafi/