Site icon Telegrafi

Danimarka publikon listën e lojtarëve të ftuar për Botëror, mungon Bendtner për shkak të lëndimit

Nicklas Bendtner (Foto: Getty Images)

Lista finale e Përfaqësueses së Danimarkës për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ është publikuar.

Ajo që bie në sy menjëherë është mungesa e Nicklas Bendtner, por sulmuesi nuk është ftuar për shkak të lëndimit.

Trajneri Age Hareiden ka thënë se ish-sulmuesi i Arsenalit që aktualisht është pjesë e Rosenborgit, ka thënë se është e pamundur që lojtari të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë ndaj Perusë.

Kështu ai ka preferuar të ftojë një sulmues tjetër që është 100 për qind i gatshëm, ndërsa më poshtë keni listën e plotë:

Portierët: Jonas Lossl (Huddersfield Town), Frederik Ronnow (Brondby), Kasper Schmeichel (Leicester City)

Mbrojtësit: Andreas Christensen (Chelsea), Henrik Dalsgaard (Brentford), Simon Kjaer (Sevilla), Jonas Knudsen (Ipswich Town), Jens Stryger Larsen (Udinese), Mathias Jorgensen (Huddersfield Town), Jannik Vestergaard (Borussia Monchengladbach)

Mesfushorët: Thomas Delaney (Werder Bremen), Christian Eriksen (Tottenham), Lukas Lerager (Bordeaux), Michael Krohn-Dehli (Deportivo La Coruna), William Kvist (Copenhagen), Lasse Schone (Ajax), Pione Sisto (Celta Vigo)

Sulmuesit: Martin Braithwaite (Bordeaux), Andreas Cornelius (Atalanta), Kasper Dolberg (Ajax), Viktor Fischer (Copenhagen), Nicolai Jorgensen (Feyenoord), Yussuf Poulsen (RB Leipzig). /Telegrafi/

Exit mobile version