Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës ka udhëzuar qytetarët e saj se edhe me tej se nuk rekomandohen udhëtimet në Kosovë deri më 31 gusht 2020.
Në njoftimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Danimarkë thuhet se Kosova nga autoritetet daneze karakterizohet si vend me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë COVID-19 dhe se pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhet të vet-izolohen për 14 ditë.
Në njoftim bëhet e ditur se kalimi transit lejohet në Danimarkë.
“Kosova nga autoritet daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19, me ç’rast vlejnë rregullat që pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19 jo më i vjetër se 4 ditë. Kalimi Transit lejohet në Danimarkë”. /Telegrafi/