Autoritetet daneze kapën anijen kërkimore ruse “Academic Joffe”, njoftoi sot ambasada ruse në Kopenhagë.
Në deklaratë saktësohej se sekuestrimi ishte bazuar në një kërkesë të një pale të tretë në lidhje me aktivitetet e mëparshme të anijes dhe se ishte një masë e përkohshme.
Ambasada tha se padia kundër anijes ruse u ngrit nga kompania kanadeze “One Ocean Expeditions Ltd” në lidhje me aktivitetin e mëparshëm tregtar të anijes, raporton reuters.
Në bord ndodhen 38 anëtarë të ekuipazhit dhe 23 studiues. Anija “Academic Joffe” përdoret nga Instituti i Oqeanologjisë Shirshov për qëllime shkencore.
Ambasada deklaron se kopjet e vendimeve gjyqësore në lidhje me sekuestrimin e anijes i ka përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse dhe se është në kontakt me Ministrinë e Jashtme daneze. /Telegrafi/