Telegrafi

Danimarka kërkon fitoren për vendin e parë në grup, Franca për mos të rënë në Ligën B – formacionet zyrtare

Ndeshje shumë e rëndësishme zhvillohet në Parken Stadium të Copenhagës mes Danimarkës dhe Francës.

Dy ekipet përfaqësuese kanë objektiva krejtësisht të kundërta në ndeshjen e fundit të Grupit 1 të Ligës së Kombeve.

Danezët janë në pozitën e dytë me nëntë pikë, një më pak se lideri Kroacia.

Në anën tjetër Franca zë vendin e tretë me pesë pikë një më shumë se Austria në pozitën e fundit.

Vendasit kërkojnë fitore për vendin e parë, derisa mysafirët synojnë mos të humbasin për faktin se mund të bien në Ligën B.

Formacionet zyrtare:

Danimarka: Schmeichel, Andersen, Maehle, Christensen, Delaney, Eriksen, Skov Olsen, Dolberg, Kristensen, Damsgaard, Hojbjerg.

Franca: Areloa, Upamecano, Saliba, Badiashile, Pavard, Mendy, Tchouameni, Camavinga, Girezmann, Mbappe, Giroud.

/Telegrafi/