Rreth 10 mijë fëmijë në Danimarkë po kthehen në shkolla, kopshte dhe çerdhe të mërkurën, pasi autoritetet daneze vendosën të hapnin dyert e institucioneve pas një muaji.
Pas përparimit në luftimin e kundër infeksionit coronavirus, autoritetet daneze kanë vendosur që nxënësit të kthehen në shkolla, si dhe fëmijët në kopshte dhe çerdhe. Vendimi kërkon të lehtësojë punën e prindërve që punojnë nga shtëpia, transmeton Telegrafi.
Shkollat duhet të plotësojnë standarde të caktuara, siç është hapësira e mjaftueshme midis nxënësve, dhe disa do të mbyllen për disa ditë derisa ato të harmonizohen me masat. Afati i fundit për hapjen e shkollave është e hëna.
Sidoqoftë, shumë prindër janë të shqetësuar për pasojat e vendimit të ri, të marrë nga Danimarka para shumicës së vendeve të tjera.
Hapja e shkollave është hapi i parë në planin e Danimarkës për rihapjen e vendit. Restorantet, kafenetë, teatrot, kinematë dhe qendrat tregtare do të qëndrojnë të mbyllura deri në të paktën 10 maj.
Në Danimarkë, një vend me rreth 5.6 milionë njerëz, coronavirusi është konfirmuar në 6706 njerëz dhe 299 kanë vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins. Autoritetet raportuan 193 raste të reja të infeksionit të martën, 144 një ditë më parë. /Telegrafi/