Republika e Kosovës duke përfshirë edhe Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën dhe Hercegovina, janë përfituese të një donacioni të ri të vaksinave anti-COVID.
Danimarka ka vendosur të dhurojë për këto shtete 1 milion doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Lajmin e ka bërë rë ditur kryediplomati danez, Jeppe Kofod, përmes një postimi në Twitter.
Ai ka thënë se në muajt e ardhshëm, Danimarka do të fillojë të dërgojë vaksina nga AstraZeneca në Ballkanin Perëndimor.
Vaksina AstraZeneca është hequr nga programi i përgjithshëm danez i vaksinimit, por është ende e mundur që vaksina të bëhet në një skemë opsionale.
Ndryushe, fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit.
Deri të enjten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë vaksinuar 189,006 persona.
Prej tyre, 45,015 vetë i kanë marrë nga dy doza. /Telegrafi.
???????????
Vores naboer på Balkan oplever en stor vaccinemangel, som både belaster de enkelte samfund og øger risikoen for nye udbrud, der kan sprede sig.Glad for, at vi kan træde til og bistå vores nære samarbejdspartnere med vacciner.https://t.co/J2kxBCs7fB #dkpol #eudk
— Jeppe Kofod (@JeppeKofod) July 1, 2021