Site icon Telegrafi

Danimarka dhe Gjermania bëjë hap drejt gjymëfinales, fitojnë ndaj Portugalisë dhe Italisë 

Janë zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale të Ligës A të  Kombeve, ku në Danimarka dhe Gjermania kanë marr fitore ndaj Portugalisë dhe Italisë. 

Fituesit e këtyre dy çifteve do të përballen në gjysmëfinale, me danezët dhe portugezët që bëjnë një hap të madh për tutje. 

Danimarka ishte më e mirë dhe ka mundur të marr epërsinë në pjesën e parë, por Cristian Eriksen nuk ishte i saktë nga penalltia. 

Loja u vendos në pjesën e dytë, kur Rasmus Hojlund ishte i saktë pas asistimit të Skov Olsen që shënoi për 1-0. 

Në anën tjetër, Gjermania ka fituar me rikthim ndaj Italisë me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë.  

Ishte Sandro Tonali ai që shënoi në minutën e 9-të, duke i dhënë epërsinë Italisë. 

Me të filluar pjesa e dytë, Tim Kleindienst shënoi pas asistimit të Joshua Kimmich për ta quar rezultatin në 1-1. 

Në minutën e 76-të, Gjermania mori epërsinë, kur sërish Kimmich asistoi, kësaj radhe te Leon Goretzka i cili shënoi për 2-1. 

Ndeshjet kthyese zhvillohen pas tri ditësh, me Danimarkën dhe Gjermaninë që tani janë në epërsi. /Telegrafi/  

Exit mobile version