Telegrafi

Danimarka më 1 mars fillon ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Qeveria e Danimarkës nesër do të dorëzoj propozim për ratifikimin e protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Kuvendin e saj, ndërsa procesi i ratifikimit do të fillojë më 1 mars.

Këtë e njoftoi zv-shefi i Departamentit për fqinjësi evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Alan Peg Cristiensen, në takimin e sotëm e ministrin për diasporë, Edmond Ademi.

Alan Peg Cristiensen, i afirmoi marrëdhëniet e mira bilaterale në mes të dyja vendeve dhe përgëzoi Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për hapin guximtar në zgjidhjen e kontestit disavjeçar.

Ndryshe, protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO deri tani është ratifikuar nga Greqia, Sllovenia dhe Shqipëria./Telegrafi/