Telegrafi

Danillovski: COVID-19 lë pasoja të përhershme në shëndet

Kjo tingëllon si një film horror, por Covid 19 lë pasoja të përhershme në shëndet, tha prë “TV24” Dragan Danillovski.

Sipas tij, Covid 19 nuk është vetëm një grip dhe të gjithë duhet të respektojnë në mënyrë rigoroze masat dhe të mos përkeqësojnë situatën aktuale, e cila është e qëndrueshme, por e brishtë.

“Saktësisht mësimi me praninë fizike, madje edhe për të rinjtë, të cilët vështirë se mund të disiplinohen vazhdimisht, mund të përkeqësojnë stabilitetin dhe të kontribuojnë në përkeqësimin e gjendjes, e cila do të rëndohet më tej nga shfaqja e gripit sezonal. Rreziku është të luash me fëmijët,” tha Danillovski në prag të njoftimeve për fillimin e vitit shkollor./Telegrafi/