Site icon Telegrafi

Danijel Lutz i impresionuar me basketbollin kosovar

Pas eksperiencës së suksesshme me Cibonën, trajneri me perspektivë e pranoi ofertën që i arriti nga Kosova, përkatësisht nga KB Peja.

Dhe, ai nuk është aspak pishman, pasi u habit kur pa kaq shumë entuziazëm tek lojtarët dhe tek tifozët pejanë, edhe pse kjo ishte vetëm një ndeshje miqësore.

“Kam pritur 2-3 tifozë, por në sallë u paraqitën 1800 sosh, të cilët krijuan atmosferë të shkëlqyeshme. Ky qytet e ka jetë basketbollin dhe kur e shoh përkrahjen e tifozëve, them se kemi për të bërë punë të madhe, pasi na pret një sezon i vështirë dhe është shumë më i fortë sesa sezonin e kaluar. Ekipet e këtushme kanë bërë përforcime nga jashtë dhe ka skuadra mjaft të forta”, ka thënë Lutz për portalin kroat tportal.hr. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version