Telegrafi

Danielsson: Vëmendja të jetë tek reformat dhe jo në zgjedhjet e parakohshme

“Momenti pozitiv që është mundësuar pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës duhet të mbahet dhe mbrohet. Vëmendja duhet të kthehet në reformat në prag të qershorit kur Këshilli i BE-së duhet të vendos për hapjen e bisedimeve. Zgjedhjet e parakohshme do ta tërhiqnin vëmendjen dhe duhet energji”, tha Christian Danielsson.

Ai shtoi se vëmendja duhet të jetë në dhënien e rezultateve dhe gjitha përpjekjet duhet të drejtohen atje, përcjell Telegrafi Maqedoni

“Besoj se zgjedhjet e parakohshme do ta merrnin vëmendjen dhe nuk do të jeni në gjendje që të jepni energjinë e nevojshme me qëllim që të adresoni çështjet e ngelura. Këtu flasim për reforma në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar, reformat në siguri dhe funksionimin e administratës publike”, tha Danielsson.

Danielsson shtoi se përveç ligjeve të miratuara, duhet të shikohet edhe zbatimi i reformave./Telegrafi/