Telegrafi

Danielsson takohet me Haradinajn dhe Veselin

Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson në orët e paradites ka takuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Danielsson me kryeministrin Haradinaj do të lansojnë programin për reforma ekonomike, ndërsa më pas do të mbajnë një konferencë për media.

Danielsson gjatë ditës do të zhvillojë takime edhe me ministren e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, ministrin e Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ministrin e Financave, Bedri Hamza, si dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.