Pas përfundimit të takimeve me katër partitë politike më të mëdhaja dhe me kryeministrin Emil Dimitriev, djejtori i Drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian (KE), Christian Danielsson, tha se ka edhe shumë për t’u bërë për të siguruar kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Danielsson u bëri thirrje të gjitha partive dhe institucioneve shtetërore që bashkarisht të punojnë për të siguruar zgjedhje të besueshme. Ndërkaq, nuk e la pa i përmendur edhe mediat – e posaçërisht shërbimin publik – duke thënë se luajnë rol të rëndësishëm te qytetarët.
Në fund, drejtori Danielsson kërkoi mbështetje të plotë edhe për Prokurorinë Speciale Publike (PSP), duke shprehur shqetësimin e tij për obstruksionet që i bëhen./Telegrafi/