Daniella Gjuroviq që vjen nga Partia Popullore Socialiste (SNP), është zgjedhur kryetare e Parlamentit të Malit të Zi.
Zgjedhja e Gjuroviqit e bën atë gruan e dytë në historinë e Parlamentit të shtetit fqinj, që është në krye të legjislativit, transmeton Telegrafi.
Për votimin e Gjuroviqit votuan pro 45 deputetë nga 48, sa ishin të pranishëm. Atë e votuan partitë që më herët mbështetën rrëzimin e qeverisë së Zdravko Krivokapiq.
Pas zgjedhjes, Gjuroviq tha se “është nderë i madh si grua” që është zgjedhur në një post të lartë shtetëror – duke u shprehur e bindur se vetëm të bashkuar mund të tejkalojnë çfarëdo sfide.
Ndërkaq Dritan Abazoviq i cili po mban ekspozenë, pritet nga çasti në çast të zgjidhet si kryeministri i ri i Malit të Zi. /Telegrafi/