Federata e Futbollit të Italisë ka përcaktuar gjyqtarët për ndeshjet e fundjavës.
Vikendi në Serie A do të jetë i nxehtë me dy super-sfida. Roma-Lazio dhe Inter-Napoli do të jenë dy ndeshjet kryesorë të kësaj jave.
Dueli mes dy skuadrave të kryeqytetit të Italisë që zhvillohet të dielën nga ora 12:30 në mesditë, do të drejtohet nga Daniele Orsato.
Një derbi tjetër do të zhvillohet në Giuseppe Meazza, aty ku Interi është nikoqir i Napolit. Gianluca Rocchi do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj sfide, që luhet të dielën nga ora 20:45.