Daniel James po tregon formë të lartë në ndeshjet parasezonale me Manchester Unitedin, derisa po qëndrojnë në Australi.
Djajtë e Kuq e mposhtën Perth Gloryn 2-0 në fundjavën e kaluar, ndërsa e mposhtën Leeds Unitedin 4-0 me golat e shënuar nga Mason Greenwood, Marcus Rashford, Phil Jones dhe Anthony Martial.
Transferimi 20 milionësh dështoi që ta shënonte golin e tij të parë në fanellën e skuadrës angleze, mirëpo dhuroi një performancën të shkëlqyer.
Momenti më i mirë i 21-vjeçarit erdhi para se të përfundonte pjesa e parë, derisa bëri një vrapim të shpejtë për të arritur në fazën ofanzive, mirëpo gjuajtjen e tij e ndali shtylla, pas asistimit që mori nga Rashford.
Deri më tani, Daniel James po tregon formë të mirë te Manchester Unitedi, e që tifozët në rrjetet sociale shprehen të lumtur me paraqitjet e tij. /Telegrafi/
Look at where Daniel James starts and how quickly he catches up to play.
Unlucky not to score #mufc pic.twitter.com/pTd8ohwzKd
— Kadeem Simmonds (@KadeemSimmonds) July 17, 2019
https://twitter.com/Mufc_vibes/status/1151464805632532481