Daniel Godelli shpallet kampion i Europës. Peshëngritësi nga Elbasani triumfoi në peshën 77 kg në turneun kontinental i cili po zhvillohet në Kroaci. 25 vjeçari u shfaq në superformë duke dominuar në stilin e shkëputjes.
Godelli pasi dështoi në 2 provat e para arriti të ngrinte në provën e tretë 161 kg duke merituar titullin e kampionit të Evropës.
Ndërkohe që në shtytje Godelli arriti të ngrinte 186 kg në proven e parë, por më pas dështoi në dy provat e tjera ku tentoi 190 dhe 191 kg, pa suksesin e shpresuar duke e mbyllur këtë disiplinë në vendin e 6-të, dhe në dygarësh me 347 kg në total u rendit i 4-ti.
Ndërkohë një tjetër sukses në këtë garë për Shqipërinë erdhi nga Erkand Qerimaj që u shpall nënkampion Europe në shtytje me 193 kg të ngritur dhe medalje bronxi në dygarësh.
Vërtetë një arritje e mrekullueshme për peshëngritjen shqiptare.