Daniel Craig ka konfirmuar edhe një herë se filmi i radhës për James Bondin do të jetë i fundit për të në rolin ikonik. Në këtë mënyrë, ai i ka heshtur thashethemet se nuk është i gatshëm që të largohet nga filmat për agjentin sekret.
Pas pritjes pesëvjeçare, aktori anglez do të kthehet në rolin e ‘007’ në “No Time To Die” që është filmi i pestë në të cilin e luan agjentin sekret.
Ishte raportuar se 52-vjeçaari është duke menduar që ta barazojë rekordin e Sean Conneryt, i cili e ka luajtur Bondin në gjashtë filma.
Mirëpo, gjatë pjesëmarrjes në emisionin amerikan, Saturday Night Live, ai i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet.
“Ky film i ardhshëm për James Bondin, do të jetë i fundit për mua. Mirëpo, do të jetë një nga më të mirët. Sepse e kemi angazhuar Phoebe Waller-Bridge nga Fleabag që të më ndihmojë me një pjesë të dialogut”, ka deklaruar Craig. /Telegrafi/