Telegrafi

Daniel Craig detyrohet t’i nënshtrohet operimit

Daniel Craig (Foto: Slaven Vlasic/Getty Images/Guliver)

Daniel Craig është caktuar t’i nënshtrohet një operacioni të kyçit të këmbës pas dëmtimit gjatë xhirimeve të “Bond 25.”

Llogaria zyrtare e filmit në Twitter e publikoi këtë shpallje, duke deklaruar se aktori, 51 vjeç, do të ketë një periudhë rehabilitimi dy javore pas procedurës, shkruan CNN, transmeton Telegrafi.

“Përditësimet e reja të Bond 25: Daniel Craig do t’i nënstrohet një operacion të vogël të kyçit të këmbës që rezulton nga një dëmtim i pësuar gjatë xhirimeve në Xhamajka, ndërsa prodhimi do të vazhdojë xhirimet, teksa Craig do të rehabilitohet për dy javë pas operacionit”, thuhet në deklaratë.

Aksidenti ndodhi ndërsa Craig po filmonte një skenë aksioni në Xhamajka.

Regjisor i filmit është Cary Fukunaga, dhe yjet pjesëmarrës janë gjithashtu: Rami Malek, Billy Magnussen dhe Lashana Lynch.

Daniel Craig (Foto:Adam Berry/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, është bërë e ditur se interpretuesja e kolonës zanore të këtij filmi, do të jetë artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)