Telegrafi

Daniel Craig i dehur, mban fjalim emocionues në një ndejë për “No Time To Die”

(Foto: Screenshot/Twitter/springhousese)

Daniel Craig ka qëndruar në Itali për xhirimet e filmit të 25-të për James Bondin, i cili është titulluar “No Time To Die”.

Porse aktori e ka lejuar alkoolin që ta bëjë të veten gjatë një ndeje të organizuar për xhirimet e filmit në Matera, në jug të Italisë, ku ka mbajtur një fjalim emocional dhe është vërejtur se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Daniel Craig

Derisa qëndronte pranë një torte që kishte për temë Bondin, ylli i ‘007’ ka pranuar para të pranishmëve se ishte paksa i dehur dhe më pas i ka falënderuar për punën e madhe që kanë bërë.

(Foto: Screenshot/Twitter/springhousese)

“Dua të them dhe jam paksa i dehur tash, prandaj nuk po e zgjas shumë, kjo ka qenë përvoja më e mirë dhe më e bukur që kam pasur!”.

“Të gjithë ju keni bërë punë të mrekullueshme. Jam tejet krenar që kam punuar me secilin prej jush”, ka thënë Craig në fjalimin e tij. /Telegrafi/