Site icon Telegrafi

Dani tërhiqet nga “Op Labi Party”, nuk dëshiron të performojë në të njëjtin vend me Linda Morinën!

Emisioni “Op Labi Party” ka mbledhur edhe këtë vit emra të shumtë të estradës, të cilët janë bërë të gjithë bashkë në një natë, duke dhuruar spektakël në natën dytë të Vitit të Ri.

Por, disa nga yjet munguan këtë vit në programin festiv, kjo për arsye se një pjesë e tyre bojkotuan programin pak para se të fillonin xhirimet.

Telegrafi mëson se këngëtari i njohur pejan Ramadan Krasniqi – Dani ka refuzuar pjesmarrjen në program, dhe shkas për këtë ka qenë prezenca e këngëtares kontraverse Linda Morina.

Lexo po ashtu "Op Labi Party" i 'detyron' artistët të vishen gold për këtë fundvit (Foto)

Karriera e tij shumëvjeçare e cila i ka dhuruar titullin ‘këngëtar’, nuk ia lejon që të performojë në një program, ku e ftuar ka qenë edhe Linda.

Pjesë e programit këtë vit nuk kanë qenë as reperët Capital T dhe Ledri Vula të cilët ndodheshin jashtë shtetit.

Nora Istrefi gjithashtu ka refuzur ftesën për të qenë pjesë, ndërsa as Zanfina Ismaili nuk ishte e pranishme, për arsye se ajo këtë fundvit i ka bojkotuar të gjitha programet festive. /Telegrafi/

Exit mobile version