Çështja e Dani Alves ka qenë temë e të gjitha mediave këtë javë, me detaje të shumta të çështjes që kanë dalë në media, gjë që mund ta ketë bërë situatën më stresuese për të përfshirët.
Alves pohon se është i pafajshëm përballë akuzave se ka sulmuar seksualisht një grua më 30 dhjetor në Barcelonë, pavarësisht se ka ndryshuar versionin e tij të ngjarjeve tre herë.
Kanë dalë shumë dëshmitarë, si dhe provat mjekësore që mbështesin akuzat, megjithatë si Alves dhe familja e tij pretendojnë se ai është i pafajshëm.
Ish-gruaja e brazilianit, Dana Dinorah, ka pohuar gjithashtu se ai ‘nuk do të bënte kurrë’ diçka të tillë.
Vëllai i tij, Ney Alves, është i fundit që ka arritur në mbrojtjen e tij. Duke folur në televizionin brazilian, ai e quajti të gjithë këtë një komplot.
“Vëllai im ra në një kurth. Familja ime nuk do të dorëzohet. Vëllai im ka një karrierë pa njolla në të gjithë botën dhe kjo rrëmujë në të cilën është futur po e fundos karrierën e tij”, ka thënë fillimisht Ney.
“Ne patjetër do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta nxjerrë vëllain tim nga kjo skemë djallëzore, djallëzore që e keni futur”.
Espejo Público habla con Ney Alves, hermano de Dani Alves, sobre la acusación de agresión sexual:
? “Es una trampa, están hundiendo su carrera”https://t.co/dpz42pNIZ1
— Espejo Público (@EspejoPublico) January 25, 2023
Ney Alves vazhdoi të detajojë lëndimin që i kishte shkaktuar atij dhe familjes së tij.
“Po vuajmë shumë me gjithë këtë. Jemi në një lojë shahu. Dani Alves ra në një kurth, ai nuk do të dorëzohet, ka një karrierë të patëmetë dhe është viktimë e një komploti djallëzor”, përfundoi vëllai i Alvesit.
Sigurisht që nuk është çudi që familja e Alves po e mbron atë, por ta quash atë një komplot është një akuzë shumë e ngarkuar. Kjo do të çonte në pyetjet se kush qëndron pas saj dhe çfarë do të përfitonin nga një situatë e tillë. /Telegrafi/