Këngëtari Ramadan Krasniqi – Dani, ka pranuar që të këndojë pa të holla në dasmën e Elita Rudi.
Së paku kështu ai është përgjigjur në ngacmimin e prezantueses në emisionin e saj.
Kushti i Danit megjithatë është që të jetë djali që ai ka dëshirë, e pse jo pejan, me që ai është lokalist.
E ngacmuar nga kolegët prapa skenave, Elita mohoi të jetë pejani për të cilin mendojnë të gjithë, Dardan Berisha, i cili tashmë ka nisur romancë të re.
Ky me sa duket ishte ngacmim i radhës nga Elita për këngëtarin dhe s’ka asgjë serioze për jetën e saj private. /Telegrafi/