Telegrafi

Dani Olmo u kthye në hero të Spanjës, duke larguar topin nga vija në minutën e 90-të

Spanja u shpall kampione e Evropës për herë të katërt në histori, duke mundur me rezultat 2-1 Anglinë në finalen e Euro 2024 të luajtur në stadiumin Olimpik të Berlinit.

Golashënuesit për ‘Furinë e Kuqe’ ishin Nico Williams në minutën e 47-të dhe Mikel Oyarzabal në minutën e 87-të. Cole Palmer shënoi për Anglinë në minutën e 73-të.

Anglia mbetet është ende pa titull kontinental dhe kjo është humbja e dytë radhazi në finale, pasi tre vjet më parë në Wembley, humbën nga Italia.

Megjithatë, pavarësisht golit të Oyarzabalit, nuk do të kishte ndodhur suksesi nëse Dani Olmo nuk do ta kishte shpëtuar fitoren me një reagim të madh në minutën e 90-të.

Gjatë një sulmi të rrezikshëm të Anglisë, në të cilin goli i Simonit ishte disa herë objektivi i gjuajtjeve, Olmo luajti një rol kyç teksa largoi tentativën e fundit të anglezit me një goditje me kokë nga vija e portës dhe shpëtoi skuadrën e tij.

 

Fitore e madhe e Spanjës që dominoi këtë Kampionat Evropian nga fillimi deri në fund. /Telegrafi/