Site icon Telegrafi

Dani Olmo shpjegon domethënien e vërtetë të festës së tij të ‘orës’ pasi shënoi në debutimin e tij me Barcelonën

 

Ylli spanjoll, Dani Olmo ka shpjeguar kuptimin e festës së tij të re pasi gjeti rrjetën në debutimin e tij me fanellën e Barcelonës në ndeshjen e parë në La Liga.

Një ish-lojtar i akademisë së La Masias, Olmo është rikthyer te Blaugranët në një marrëveshje prej 60 milionë eurosh pas një sezoni të shkëlqyer në Euro 2024 me Spanjën.

Ai nënshkroi një marrëveshje gjashtëvjeçare me Barçën dhe mori fanellën nr.20, por klubi fillimisht nuk ishte në gjendje ta regjistronte atë për shkak të kufizimeve financiare.

Largimi i tre lojtarëve nuk bëri ndryshim, por Barça ishte në gjendje të shfrytëzonte një boshllëk nga dëmtimi i Andreas Christensen, duke lejuar regjistrimin e tij.

 

Olmo bëri debutimin e tij për skuadrën katalanase si zëvendësues të martën mbrëma kundër Rayo Vallecano, duke ardhur nga bankina për të zëvendësuar Ferran Torres kur skuadra po humbiste.

Ylli spanjoll vazhdoi të shënonte golin e fitores në minutën e 82-të për të ruajtur fillimin perfekt të sezonit të ekipit nën urdhrat e trajnerit Hansi Flick.

Dhe pasi gjeti rrjetën me këmbën e majtë, Olmo festoi duke treguar një orë imagjinare në një gjest të lidhur me kohën.

 

Ai e bëri atë për edhe pas tre golave të tij në Euro 2024, ndërsa Spanja shkoi deri në fund duke fituar trofeun.

Por, Olmo ka konfirmuar se festimi i tij është një nderim për yllin e NBA-së, Damian Lillard, i cili luan për Milwaukee Bucks.

Festimi njihet si ‘Dame Time’, i cili e kryen atë sa herë që gjuan dhe shënon.

“Ka një lojtar që më pëlqen shumë në basketbollin e NBA, Damian Lillard, dhe ai e bën këtë festë kur bën kosha të rëndësishëm dhe mua më pëlqen shumë dhe e kam marrë për futboll”, ka thënë Olmo për Mundo Deportivo.

 

Llogaria zyrtare e Bucks në rrjetin social X reagoi ndaj festës, duke cituar postimin e Olmos dhe shkruante: “Dame Time është ndërkombëtare”.

Olmo kaloi kohë në akademinë e Barçës përpara se të bashkohej me skuadrën kroate Dinamo Zagreb dhe më vonë të shkëlqejë me RB Leipzig.

Por, ai gjithmonë kishte shpresa për t’u rikthyer dhe ishte i kënaqur me mënyrën se si luajti në debutimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version