Site icon Telegrafi

Dani Olmo mund të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë nëse nuk regjistrohet në janar

Reprezentuesi spanjoll, Dani Olmo mund të largohet falas nga Barcelona në janar nëse klubi katalunas nuk arrin ta ri-regjistrojë atë në La Liga.

Katalunasit morën Olmon verën e kaluar për 47 milionë euro plus bonuse dhe arritën ta regjistrojnë në kampionatin spanjoll, por vetëm deri më 31 dhjetor, për shkak të dëmtimit të Andreas Christensen.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, spanjolli mund të bëhet lojtar i lirë nëse katalunasit nuk e regjistrojnë atë në afatin kalimtar të ardhshëm.

 

Këtë e tregon klauzola që ishte përfshirë në atë kontratë në gusht. Kur nënshkroi kontratën me Barcelonën, Olmo pranoi të regjistrohej vetëm për një sezon, megjithëse në parim, lojtarët nënshkruajnë një kontratë sipas së cilës do të regjistrohen për kohëzgjatjen e kontratës, por duke pasur parasysh situatën në të cilën klubi është, lojtari pranoi të regjistrohej vetëm për sezonin e parë.

Kaluan javë dhe futbollisti nuk mund të regjistrohej. Barça luftoi me lojën e ndershme financiare dhe paratë për të mbuluar vrimat nuk u gjetën, as të ardhura të tjera që do t’i lejonin katalunasit të funksiononin normalisht.

Shitja e Ilkay Gundogan nuk mjaftoi dhe Olmo humbi dy xhirot hapëse në Lga Liga, pas së cilës Christensen u lëndua dhe Barça arriti të shfrytëzojë rastin për të regjistruar Olmon, por vetëm deri më 31 dhjetor.

Lexo po ashtu Rritet shqetësimi tek Barcelona – leva ekonomike nuk mjafton për regjistrimin e Olmos

Me këtë kërkesë u përditësua edhe kontrata e Olmos me Barcelonën. Kështu, në muajin gusht, një klauzolë e re u përfshi në kontratën e yllit spanjoll, i cili pranoi të regjistrohej vetëm për gjysmë sezoni, por me kusht që të mund të largohet lirisht nga klubi nëse nuk regjistrohet në janar për gjithë sezonin aktual.

Prandaj Barcelona filloi një fushatë për mbledhjen e fondeve për të mundësuar funksionimin normal të klubit dhe regjistrimin e Olmos në La Liga.

Nga ana tjetër, futbollisti nuk mendon për asgjë tjetër veç suksesit në Barcelonë dhe është i fokusuar që ta ndihmojë skuadrën të arrijë objektivat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version