Telegrafi

Dani i kënaqur me karrierën 40-vjeçare

Gjatë një prononcimi për të përditshmen “Zëri”, këngëtari i muzikës së lehtë dhe asaj popullore ka thënë se ndjehet shumë i lumtur që për tërë këto vite në skenë ka arritur të ndërtojë një karrierë të pasur muzikore, duke u bërë një këngëtar i dashur për shumë fansa të tij.

“Jam shumë i kënaqur me karrierën time muzikore, për faktin se këtë vit i bëra 40 vjet karrierë desha që të bëjë një organizim festiv dhe besoj që të gjithë mysafirët e pranishëm ia kanë kaluar mirë”, ka deklaruar Dani. /Telegrafi/