Këngëtarët e njohur kosovarë Ramadan Krasniqi – Dani dhe Shkurte Gashi kanë publikuar këngën e tyre të re.
“Zemra falet” titullohet projekti muzikor që bëri bashkë dy këngëtarë shumë të dashur për publikun shqiptar.
Kënga është nën shoqërinë e klipit, muzikën e së cilës e ka bërë Elephant dhe Arsim Bunjaku.
Ky i fundit është përkujdesur edhe për tekstin e këngës. /Telegrafi/