Telegrafi

Dani dhe Shkurta vijnë me ritëm

Prurjeve të reja muzikore do t’i shtohet një bashkëpunim mjaft interesant mes Ramadan Krasniqi- Danit dhe Shkurte Gashit.

Artistët e njohur do të vijnë me një projekt të përbashkët, realizimi i të cilit tashmë ka përfunduar.

Dani për Telegrafin zbuloi se me këtë këngë, për videoklipin e së cilës është kujdesur produksioni “Asha” , ai dhe Shkurta do të sjellin shumë ritëm pasi kënga është ritmike.

Sipas këngëtarit çdo gjë rreth këtij projekti tashmë është finalizuar dhe pritet që brenda kësaj jave të bëhet publikimi i tij./Telegrafi/