Telegrafi

Dani dhe Resul Sinani tregojnë se si ushqehen dhe sa dinë të gatuajnë sonte ne “Delikatise Show” (Foto)

Sonte ora 21:00 në Klan Kosova do të shfaqet episodi i dytë i garës së ushqimit në kuzhinën “Delikatise”.

Në garë do të jenë katër kandidat nga Kosova dhe Shqipëria që do të paraqiten me recetat e tyre në këtë garë të madhe të gatimit.

Moderatorja e këtij show, Maki Bajrami, ka përzgjedhur si mysafirë specialë këngëtarin Ramadan Krasniqi dhe prezantuesin Resul Sinani

Ata do të tregojnë gjithçka për marrëdhëniet e tyre me ushqimin, çfarë preferojnë të hanë? Çfarë iu pëlqen? Dhe a janë kuzhinierë të mirë në gatim apo jo?
“Delikatise show” është një garë e hapur për të gjithë që e kanë pasion gatimin, të cilët mundë të regjistrohen për pjesëmarrje, teksa shikuesit mund të mësojnë receta nga më të ndryshmet. /Telegrafi/