Telegrafi

Dani Ceballos mohon lajmin për përleshjen e tij me David Luizin

Dani Ceballos ka mohuar lajmet se ai ishte goditur në hundë dhe ishte gjakosur nga shoku i skuadrës së tij te Arsenali, David Luiz, gjatë një stërtvitje.

Luiz dhe Ceballos, të dy qëndruan me londinezët gjatë pushimit ndërkombëtar dhe morën pjesë në një lojë stërvitje të enjten.

Sipas mediumit Athletic, Ceballos bëri një ndërhyrje të fortë në Luiz, e cila pa brazilianin të reagonte duke goditur në fytyrë mesfushorin e huazuar nga Real Madridi.

Lexo po ashtu Përleshje mes dy futbollistëve në stërvitjen e Arsenalit

Por, 24-vjeçari ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter dhe ka mohuar lajmin, duke e cilësuar si ‘lajm të rremë’.

Është pohuar se menaxheri Mikel Arteta dhe anëtarët e tjerë të stafit drejtues u desh të ndërhyjnë për të ndarë dyshen.

Lexo po ashtu Tensione te Arsenali, Ceballon dhe Nketiah përleshen mes veti para ndeshjes ndaj Fulhamit

Ndryshe, Ceballos është përfshirë edhe në të kaluarën në një përballje të vogël me një shok skuadre këtë sezon, sulmuesin e ri Eddie Nketiah.

Gjatë ditës së sotme ose gjatë ditëve të ardhshme, Ceballos dhe Luiz mund të përballen me dënime nga drejtuesit e klubit. /Telegrafi/