Site icon Telegrafi

Dani Carvajal do të mungojë një muaj

Real Madrid ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Kupës së Spanjës kundër Celta Vigos me rezultat 2-1.

Përveç rezultatit negativ, madrilenët kanë marrë edhe një lajm të hidhur prej stafit mjekësor.

Dani Carvajal përfundoi ndeshjen ndaj Sevillas i lënduar dhe fillimisht u mendua se lëndimi i mbrojtësit nuk ishte i rëndë, por raportet mjekësore tregojnë të kundërtën, transmeton Telegrafi.

Futbollisti spanjoll ka pësuar tërheqje muskulore dhe kjo do ta lë jashtë fushave për një muaj.

Ai do të humbas disa ndeshje në La Liga, Copa del Rey dhe ndeshjen e parë kundër Napolit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version