Borussia Dortmundi dhe Real Madridi po luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve e cila po zhvillohet në Wembley të Londrës.
Pas një pjesë të parë të dominuar nga Dortmundi, madrilenët u rikthyen në lojë në pjesën e dytë duke marrë ‘frenat’ e lojës.
Dani Carvajal ishte ai që shënoi për t’i dhënë avantazhin Real Madridit në minutën e 74-të i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Toni Kroosit./Telegrafi/
CARVAJAL JR WHAT A GOAL! 🤯 pic.twitter.com/xp10qCizva
— TC (@totalcristiano) June 1, 2024