Telegrafi

Dani Carvajal humb takimin e dytë kundër Bayernit

Dani Carvajal humb sfidën e dytë kundër kampionëve gjerman.

Real Madrid ka triumfuar në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Madrilenët kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës së Bayern Munichut me rezultat 2-1.

Dani Carvajal (Foto Marca)

Por, kampionët aktual evropian kanë marrë një lajm të hidhur prej stafit mjekësor sa i përket Dani Carvajalit.

Ky i fundit është dashur të lëshojë fushën e blertë në të 67 minutë pasi që ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë.

E përditshmja spanjolle, Marca raporton sot se spanjolli nuk do të paraqitet në takimin e dytë kundër bavarezëve ndërsa do të jetë i gatshëm për finale, në rast se kualifikohen Los Blancos.

Ndryshe, Reali dhe Bayerni do të takohen të martën (1 maj) me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/