Disa njerëz në ngjarjet e mëdha bëhen temë e debatit më tepër se vet gala mbrëmja.
E pjesë e kësaj ka arritur të bëhet edhe Dani Alves me të arritur në qilimin e kuq të shtruar me rastin e ndarjes së çmimit Lojtari i Vitit sipas FIFA-s.
Futbollisti i Juventusit kishte të veshur një xhaketë lëkure, të cilën e kanë përshkruar si një veshje të një matadori.
Ndryshe, Alves ka pohuar me këtë rast se ka ardhur të shoh se si Cristiano Ronaldo po e merr këtë çmim prestigjioz, megjithëse është në konkurrencë me ish-bashkëlojtarin te Barcelona, Lionel Messi. /Telegrafi/