Telegrafi

Dani Alves, ultimatum Juventusit

Dani Alves i ka vënë ultimatum skuadrës që t’ia vazhdojë kontratën deri në vitin 2019.

Mbrojtësi i krahut iu bashkua Juves verën e shkuar si lojtar i lirë pas largimit nga Barcelona.

Ai kërkon t’i zgjatet kontrata edhe për një vit pasi që në verën e vitit e ardhshëm i përfundon marrëveshje me kampionët italian, transmeton Telegrafi.

Për brazilianin raportohet se janë interesuar Chelsea, Manchester City dhe disa skuadra në Kinë.

Alves gjatë këtij sezoni ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 33 ndeshje. /Telegrafi/