Site icon Telegrafi

Dani Alves: Te Juve për të bërë historinë

Getty Images

Nesër (e mërkurë) do të luhet ndeshja e parë në gjysmëfinale mes Juventusit dhe Monacos.

Mbrojtësi i Zonjës së Vjetër ka thënë se ka ardhur te klubi italian për të shkruar historinë.

“Duhet të rrisim nivelin e cilësisë”, ka thënë Dani Alves para ndeshjes kundër Monacos.

“Jam këtu për të bërë historinë”, shtoi braziliani për La Stampa.

Juve është në pozitën e parë në Serie A dhe me shumë mundësi titulli do t’i takojë tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version