Site icon Telegrafi

Dani Alves: Do të isha yll në Milanin e sotëm

Dani Alves te Sao Paulo (Foto: Alexandre Schneider/Getty Images)

Mbrojtësi i njohur Dani Alves, ka thënë se do të ishte ‘një yll’ në San Siro, nëse do të kalonte te Milani. 

37-vjeçari, i cili ka fituar trofe në Spanjë, Itali dhe Francë, duke tubuar mbi 40 ë tillë në nivelin e lartë, është rikthye në Sao Paulo në sezonin e kaluar.

Pasi u largua nga Juventus për në Paris Saint-Germain, mbrojtësi i djathtë i dha fund aventurës 17-vjeçare në Evropë, por pretendon se ai mund të kontribuojë në nivelin më lartë, sidomos në Itali.

Dani Alves (Foto: Pedro Vilela/Getty Images)

“Unë do të isha një yll në Milanin e sotëm. Mosha është vetëm një numër dhe unë ende dua të luftoj kur luaj futboll”.

“Më parë, vrapoja 12 kilometra në ndeshje, por duke vepruar zgjuar mund ta kaloj edhe me tetë”.

“Por unë jam i sigurt për një gjë: Unë nuk dua të turpërohem kur jam në fushë. Kur nuk jam më në gjendje të luaj, do të dal në pension”, ” ka thënë Dani alves për Hoy No Se Sale. /Telegrafi/  

Exit mobile version