Site icon Telegrafi

Dani Alves qau në gjykatë pasi zbuloi detajet e marrëdhënies së tij intime me vajzën që e akuzon për përdhunim

Gjyqi ndaj një prej mbrojtësve të majtë më të mirë në histori, Dani Alves, ka nisur dy ditë më parë dhe gjatë seancës së sotme, braziliani nuk i ka mbajtur dot lotët dhe në një moment ku ka folur për rastin për të cilin akuzohet.

Gjegjësisht, Dani Alves u akuzua për përdhunimin e një vajze në një klub në gjendje të dehur dhe gjatë prezantimit të sotëm ai shpjegoi në detaje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në natën fatale.

“Takova miqtë e mi dhe shkuam në një restorant për darkë. Në klub arritëm rreth orës 02:30. Meqenëse nuk ishim parë për një kohë të gjatë, u ulëm deri në mëngjes. Porositëm pesë shishe verë dhe një shishe uiski japonez, pastaj vazhduam festen me shokët në klub. Aty takuam vajzën e cila me akuzon për përdhunim. Sa ishim aty pak kohësh erdhën dy vajza, të cilave më vonë iu bashkuan edhe tre, përfshirë ankuesen dhe dy shoqet e saj, nuk është se nuk u ndien rehat, erdhën dhe filluan të na përshëndesin”, tregon ish-asi i Barcelonës.

Ai ka treguar se si pas kësaj kanë kërcyer nga afër dhe se në një moment ka shkuar në tualet, ku ai e kishte ftuar.

“Unë i thash se po shkoja në banjë dhe se a do të dëshironte të vinte dhe ajo pranoi menjëherë. Unë u futa brenda, qëndrova pak dhe kur dola ishte aty duke më pritur”.

“Ajo u gjunjëzua para meje dhe filloi të më bëjë bëjë seks oral. Unë hoqa pantallonat dhe u ula në tualetin, ku pastaj u ejakulova. Nuk e godita dhe nuk e hodha për tokë. Ajo nuk më tha që nuk donte të bënim seks”, ka thënë Dani Alves.

Ai tregon se më vonë e kuptoi se akuzohej për përdhunim.

“Kur u larguam nga klubi, gruaja ime ishte duke fjetur në shtëpi. Unë nuk e pashë më ankuesen dhe miqtë e saj. Më vonë pashë që u akuzova për përdhunim në media. Bota ime u shemb. Unë u shkatërrova sepse ata bllokuan të gjitha kontratat në Brazil”, ka hënë Alves.

Kujtojmë se ish-lojtari i kombëtares braziliane po kërcënohet deri më 12 vite burg për veprën. /Telegrafi/

Exit mobile version