Futbollisti më i trofeshëm në histori po përballet me akuza të mundshme për sulm seksual, teksa policia katalunase përgatitet të marrë në paraburgim brazilianin Dani Alves.
Sipas informacioneve të gazetës Sport, Alves do të arrestohet këtë të premte si pjesë e një hetimi për sulm seksual në një incident të ndodhur më 30 dhjetor në një klub nate në Barcelonë.
Ish-mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Sevillas dhe Brazilit aktualisht luan për skuadrën meksikane Pumas, por u kthye në Kataluni gjatë periudhës festive për funeralin e vjehrrës së tij. Ai doli në Calle Tuset, një destinacion popullor për futbollistët dhe të gjithë ata që duan të shoqërohen në Barcelonë.
Vozpopuli say that Dani Alves will be arrested this Friday.
He is being investigated for sexual assault in Barcelona. pic.twitter.com/6s6RYpg01n
— Football España (@footballespana_) January 19, 2023
Alves i ka mohuar me forcë akuzat, duke thënë se nuk e njeh atë zonjë që e ka akuzuar.
“Po, isha në atë vend, me më shumë njerëz, duke u kënaqur. Dhe njerëzit që më njohin e dinë që më pëlqen të kërcej. Unë po kërceja dhe po kënaqesha pa pushtuar hapësirën e të tjerëve”.
“Nuk e di kush është ajo zonjë. Unë kurrë nuk kam pushtuar hapësirën e askujt. Si do ta bëj me një grua apo një vajzë? Jo, për hir të Zotit”, ka thënë Alves.
40-vjeçari është me modelen Joana Sanz që nga viti 2017 dhe është një figurë e njohur në Camp Nou.
Ai gjithashtu është tërhequr së fundmi nga detyra në Brazil, pasi është bërë lojtari më i vjetër brazilian që ka luajtur në një Botëror në Katar. /Telegrafi/