Telashet në kampin e Barcelonës nuk po vazhdojnë të ndalen.
Alves ka postuar një klip të gruas së tij duke e ngushëlluar atë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Video nuk është pëlqyer nga tifozët e Barcelonës e as nga Josep Maria Bartomeu, i cili nuk ka përjashtuar një dënim për lojtarin.
“Nëse kënaqësia juaj janë lotët e mi, ju do t’i jetoni jetët tuaja si të lodhur”.
“Forca ime është dobësia juaj, lumturia ime frustrimi juaj, dhe jeta ime vdekja juaj. Ju nëse nuk më doni, më injoroni, mos i bëni dëm vetes. Unë jam më i fortë se që dukem”.
“Të jesh i lirë është gjëja më e madhe në jetë, mos lejoni të jeni servilë, e as të jeni mediokër. Apo ju jeni medikoër? Jini të lumtur dhe jo mediokër. Kënaquni me jetën, kënaquni me mundësitë e jetës. Unë e dua Barcën, i dua bashklojtarët e mi”, u shpreh Alves. /Telegrafi/