Nënshkrimi i Dani Alves nga FC Barcelonën, është njoftuar këtë të premte nga klubi, që do ta kthejë lojtarin e brazilian në futbollistin më të vjetër të Barçës në historinë e La Ligës.
Dani Alves, i lindur më 6 maj 1983, aktualisht është 38 vjeç e 6 muajsh dhe kur të ‘ridebutojë’ si lojtar i Barcelonës, ai do të kalojë lojtarin që ka më i vjetër e që ka luajtur në një ndeshje në La Liga, Jose Manuel Pinton, që kishte 38 vjet e 6 muaj.
Alves ishte lojtar i Barcelonës midis viteve 2008 dhe 2016, kur erdhi nga Sevilla.
🤯 @DaniAlvesD2 is coming back to Barça!
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 12, 2021
Atij do t’i kalojë epiteti i lojtarit më të vjetër që ka luajtur për klubin.
Emra tjerë në këtë listë janë Antoni Ramallets (36 vjeç e 11 muaj), Joan Segarra (36 vjeç e 5 muaj) dhe Migueli (36 vjeç e 4 muaj).
WINNER pic.twitter.com/gN3BUqRSAo
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 12, 2021
Në këtë renditje të ‘veteranëve’ janë edhe Lilian Thuram (36 vjeç e 4 muaj), Carles Puyol (35 vjeç e 10 muaj), Pedro María Artola (35 vjeç e 4 muaj) dhe tashmë trajneri i ekipit të parë, Xavi. Hernández (35 vjeç e 4 muaj), i cili tha lamtumirë në vitin 2015. /Telegrafi/