Ish-lojtari i Juventusit dhe Barcelonës, Dani Alves, ka folur për vdekjen e mbrojtësit italian, Davide Astori, duke thënë se është keq për familjen vdekja e tij, por vë në dukje se mijëra fëmijë vdesin çdo ditë dhe janë po aq të rëndësishëm.
Bota e futbollit ende lëkundet pas vdekjes së papritur të Astorit të dielën, i cili shtangu të gjithë, që dolën me mesazhe ngushëlluese për bashkëlojtarët dhe familjen e tij.
Por, ndërsa Alves ofroi simpatinë e tij ndaj mbrojtësit italian, ai rrëfeu se nuk do bëhej i tepërt si disa nga kolegët e tij dhe e cilësoi të gabuar se mbrojtësi mori më shumë vëmendje sesa humbja e jetës që po ndodhte në botë çdo ditë.
“Ne nuk ishim shumë të shqetësuar për shkak se nuk e njihnim shumë mirë”, ka thënë fillimisht Alaves në konferencë shtypi para ndeshjes në Ligën e Kampionëve.
“Më vjen keq për familjen e tij. Unë mendoj se Davidi bëri atë që ai kishte për të në këtë botë kaotike, dhe tani ai është në një vend më të mirë”.
“Megjithatë, në botë, mijëra fëmijë vdesin çdo ditë dhe nuk marrin aq vëmendje. Edhe ata janë po aq të rëndësishëm”.
“Ne të gjithë duhet të vdesim herët a vonë sepse është diçka që kalon”.
“Ndoshta jemi të trishtuar, por sigurisht jo si familja e tij”, përfundoi mbrojtësi brazilian. /Telegrafi/