Gjykata e Barcelonës ka marrë vendimin për lirimin e ish-futbollistit Dani Alves me kusht prej një milion eurosh në pritje të dënimit përfundimtar të brazilianit pas apelimeve që u paraqitën.
Dani Alves, i dënuar me katër vjet e gjysmë burg për sulm seksual, do të mund të largohet nga burgu kur të paguajë garancinë prej një milion eurosh.
Avokati i Alves, Ines Guardiola, ka bërë ankim kundër dënimit të Gjykatës së Barcelonës dhe ka kërkuar lirimin e të dënuarit deri në vendimin përfundimtar dhe kjo është miratuar nga Gjykata e Barcelonës.
🚨🚨🚨 Última hora: La Audiencia de Barcelona deja en libertad a Dani Alves bajo fianza de un millón de euros
⚖️ La Audiencia de Barcelona ha dejado en libertad a Dani Alves a la espera de la sentencia definitiva al exfutbolista 👇https://t.co/nEoc5NLBWT
— MARCA (@marca) March 20, 2024
Alves u dënua me katër vjet e gjysmë burg
Legjenda braziliane u dënua me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje të re në një klub nate në Barcelonë dhe Gjykata e Barcelonës vendosi një gjobë prej 150,000 euro, lirim të mbikëqyrur për pesë vjet pas daljes nga burgu dhe ndalimin e afrimit me viktimën për një periudhë prej nëntë vjet e gjysmë.
Gjykata e Barcelonës ka vlerësuar se rreziku i ikjes së Dani Alves është ulur dhe kështu ka pranuan kërkesën për ta liruar me kusht. /Telegrafi/