Telegrafi

Dani Alves: Lëndimi nuk është aq serioz siç thonë

Mbrojtësi i Juventusit, Dani Alves, u lëndua në humbjen ndaj Genoas dhe menjëherë mediat filluan të shkruajnë se braziliani do t’i mungojë gjatë Zonjës së Vjetër.

Por, braziliani nuk ka qëndruar i heshtur dhe ka dal me një mesazh ku ka qetësuar të gjithë tifozët, duke thënë se lëndimi nuk është edhe aq serioz dhe gjithashtu ka falënderua të gjithë për përkrahjen.

“Ju faleminderit të gjithëve për mesazhet përkrahëse dhe mbështetëse. Fatkeqësisht profesioni ynë është i rrezikshëm dhe shpesh herë ndodhin këto incidente”.

“Do doja që të sqarojë të gjithë miqve të mi dhe familjarëve se lëndimi nuk është aq serioz sa që flitet në internet”.

“Shpresoj të kthehem shpejt si gjithmonë, jetoj me këtë dhe me përkushtimin e madh që më ka bërë të triumfoj në karrierë, pasi unë nuk di si të jetoj ndryshe”.

“Ju faleminderit të gjithëve, shihemi së shpejti”, ka shkuar Alves në Instagram. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=yZlo0CLnFsg