Barcelona është duke e nëpërkëmbur Atletico Madridin në ndeshjen e javës së 23-të në La Liga.
Pas tre golave të realizuar në pjesën e parë, Balugranët e kanë realizuar edhe golin e katërt, derisa vetëm një herë kanë shënuar Los Rojiblancos.
Kësaj radhe ishte veterani Dani Alves, i cili tundi rrjetën e skuadrës mysafire, ndërkohë që ishte asistues i golit të parë të vendasve që e shënoi Jordi Alba.
Këtë herë ishte një kthim shërbime, pasi pikërisht Alba e dërgoi topin drejt qendrës dhe të gjithë e lanë për mbrojtësin brazilian, goditja e të cilit ishte e pandalshme.
Pritet të shihet intervenimi i trajnerit të Atleticos, Diego Simeone, për t’i ndryshuar gjërat, meqë skuadra e tij po pëson debakël. /Telegrafi/
🎥 Barcelona GOAL!
⚽️ Dani Alves!!!
— Barça Spaces (@BarcaSpaces) February 6, 2022