Telegrafi

Dani Alves i ngazëllyer me interesimin e Chelseat

Braziliani ka edhe dy vjet e gjysmë kontratë me klubin nga Nou Camp, por një zhvendosje e tij në kampionatin anglez, te Chelsea apo Manchester City, që po ashtu është i interesuar për të, do të mund ta rritë pagën e tij aktuale prej 60,000 funte në javë.

“Chelsea është klub i madh. Të flitet për ta dhe të jesh në planet e tyre është privilegj. Për momentin jam i lumtur në Barcelona dhe synoj ta mbyll kontratën këtu. Interesimi nga Chelsea më jep një kënaqësi të veçantë, duke e ditur se ata janë një prej ekipeve më të mëdha në botën e futbollit”, ka thënë Alves për Globoesporte./Telegrafi/