Site icon Telegrafi

Dani Alves godet Juventusin: U mashtrova, nuk mora atë që më premtuan

Dani Alves ka goditur Juventusin duke thënë se pati një vit të ‘pakëndshëm’ në klub dhe shtoi se ndihet i mashtruar që kur nuk mori atë që i kishin premtuar.

Alves fitoi dy trofetë italianë dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve me Juventuesin gjatë sezonit 2016-17, por mbrojtësi i djathtë shpejt u transferua në Paris Saint-Germain.

“Unë kisha kaluar një vit disi të pakëndshëm në Itali, në Torino”, ka thënë fillimisht 36-vjeçari për ESPN.

Lexo po ashtu Fabregas bën formacionin e tij perfekt, mungojnë Puyol e Villa

“U ndjeva i mashtruar pasi kur nuk mora atë që isha premtuar. Dhe kjo është ndjenja më e keqe që ekziston”.

Alves gjatë kohës së tij te Juventusi (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Kam bërë histori me Juventusin dhe nuk ka asnjë person të vetëm që nuk më do atje. Të gjithë e dinë se jam punëtor i madh”.

“Një gjë krejtësisht ndryshe është marrëdhënia me ata që më çuan atje”.

Lexo po ashtu “Bashkimi me Juventusin dëmtoi njerëzit afër meje”

“Ky ishte vendimi im. Unë e respektoj historinë dhe Juventusin shumë. Kam bërë shumë miq atje. Nëse njerëzit janë të lumtur atëherë gjithçka kthehet tek ju”.

“Unë ndjeva se ata më mashtruan dhe unë u largova nga Juventusi”, përfundoi Alves. /Telegrafi/

Exit mobile version